Sot mblidhet LDK-ja, diskutojnë për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 shtator, Zhurnal.mk – Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka bërë të ditur se grupi parlamentar i partisë do të mblidhet sot në ora 13:00.

I pyetur nëse do të ketë mbledhje të grupit, Mustafa tha se diskutimi do të ketë vetëm një pikë: seancën e 9 shtatorit për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

“Po, në orën 13:00, me një pikë diskutimi: seanca e thirrur më 9 shtator për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”, tha Mustafa.

Kujtojmë se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka thirrur për datë 9 shtator vazhdimin e seancës plenare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër