Sot shpallet vendimi për Xhelal Sveçlën në rastin e gazit lotsjellës

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 shtator, Zhurnal.mk – Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, në orën 09:00, pritet të mbahet seanca gjyqësore në rastin ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Rasti lidhet me ngjarjet e 21 marsit 2018, kur gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohej ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, në sallën e Kuvendit u hodh gaz lotsjellës, duke shkaktuar ndërprerjen e seancës dhe largimin e deputetëve nga salla.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 2 shtator 2026, e shpalli Sveçlën fajtor për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Gjykatësi Sabit Sadikaj konstatoi se Sveçla kishte aktivizuar dhe hedhur bombolën e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit, duke pamundësuar vazhdimin e seancës.

Në të njëjtin rast, Sveçla ishte akuzuar edhe për “Pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”. Për këtë pikë, gjykata mori aktgjykim refuzues, pasi ndjekja penale kishte arritur parashkrimin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër