Spahiu: Bordet e tumoreve edhe në spitalet rajonale

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 06 tetor, Zhurnal.mk – Gjatë një vizite në Spitalin Onkologjik, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu bëri të ditur se po punohet për hartimin e një udhëzuesi të ri, në konsultim me mjekët, me synim lehtësimin e procedurave dhe aksesit të pacientëve në shërbimet onkologjike.

Në kuadër të Tetorit Rozë, ministrja Spahiu apeloi veçanërisht për kryerjen e kontrolleve dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

“Kontrolli shpëton jetë. Një diagnostikim i hershëm ndihmon pacientin, familjen dhe krijon mundësi për ndërhyrje në kohën e duhur. Ndaj, ftoj çdo grua dhe vajzë ta shfrytëzojë këtë muaj për t’i kushtuar më shumë vëmendje shëndetit të saj”, u shpreh Spahiu.

Ministrja njoftoi gjithashtu synimin për ngritjen e bordeve të tumorëve në spitalet rajonale që disponojnë kapacitetet e nevojshme, për ta afruar vlerësimin multidisiplinar sa më pranë pacientit.

“Po punojmë që, aty ku kemi kirurgë, onkologë dhe kapacitetet e nevojshme, të krijojmë bordet e tumoreve në spitalet rajonale, në mënyrë që pacientët, kur është e mundur, të mos jenë të detyruar të vijnë deri në QSUT”, theksoi ministrja Spahiu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër