SPAK kërkon arrestimin e Ballukut

Nga Xh M

“Edi Rama do të vazhdojë të mbrojë zv.kryeministren Belinda Balluku”, kështu u shpreh Erl Murati në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Ai gjithashtu theksoi se mbetet për t’u parë edhe sa do të ndikojë presioni i ndërkombëtarëve.

“Rama ka bërë dhe do bëjë maksimumin për të mbrojtur Ballukun. E ka treguar edhe me qëndrimin publik që ka mbajtur. Sa do ndikojë presioni ndërkombëtar në këtë situatë, vetë ambasadori Gonzato ka thënë që SPAK dhe drejtësia duhet të lihet të bëjë punën e saj. Pastaj nëse Peleshi do dëgjojë partnerët ndërkombëtarë apo kryeministrin Rama unë këtë e kam të vështirë ta komentoj. Parashikoj që nuk do ketë një votim në Kuvend për këtë çështje dhe mazhoranca do lërë të digjen afatet. Në 16 mars, nëse kërkesa për autorizim e prokurorisë, nuk votohet në seancë plenare , quhet automatikisht e rrëzuar. Mbetet për t’u parë se çfarë qëndrimi do të mbajnë ndërkombëtarët. Por nuk përjashtohet që kërkesa të shtrohet për votim në seancë plenare dhe më pas kryeministri të thotë që votimi të jetë i lirë i hapur në dorë të vullnetit personal të çdo deputeti dhe të kemi një mosmiratim të kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e Ballukut. Në çdo rast parashikoj që Rama do e mbrojë Ballukun”, tha Murati.

postime të lidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër

Privacy & Cookies Policy