Spalletti me fjalë të mëdha për Zhegrovën: Sikur të kompletohet edhe pak do të bëhet top lojtar

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Trajneri Luciano Spalletti ka pritshmëri të mëdha për Edon Zhegrovën.

Ylli i Juventusit shkëlqeu në të gjitha paraqitjet me Kosovën, ndërsa vëmendjen e mori të dielën në barazimin 1-1, ku përpos paraqitjes spektakulare edhe asistoi te goli i Fisnik Asllanit.

Spalletti së fundmi ka dhënë një intervistë për “Tuttosport”, ku ndër të tjera u pyet edhe për Zhegrovën.

“Zhegrova? Nëse mund ta kompletojë vetën edhe pak më shumë, do të shihni tjetër Zhegrovë. Ai mund të bëhet top lojtar”.

Ndër të tjera, Spalletti e pranoi se pendimi më i madh që kur mori Juventusin është që dështuan ta sigurojnë Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar.

“Që nuk e mbajtëm nivelin tepër të lartë që treguam thuajse tërë sezonin. Na kushtoi me mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve”.

“Ky do të jetë sezon i madh. Po përgatitemi dhe punojmë për gjëra të mëdha, nuk kemi opsion tjetër”.

Përndryshe, Juventusi në vikend do të jetë mysafir i Cagliarit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër