Spanja premton mbi 800 milionë euro ndihmë të re për Ukrainën

nga D. V.

Spanja ka premtuar 817 milionë euro ndihmë të re për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë, tha dje në mbrëmje kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez në një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në Madrid.

Sanchez tha në një konferencë të përbashkët për shtyp se 615 milionë euro nga ndihma totale do të kanalizoheshin në një paketë mbështetjeje ushtarake, e cila do të vihej në dispozicion muajin tjetër për prokurimin e pajisjeve të reja.

Fondet përfshijnë 100 milionë euro – me të cilat Spanja synon të marrë pjesë në të ashtuquajturën iniciativën PURL – për t’i siguruar Ukrainës armë dhe municione.

“615 milionë euro janë pjesë e një marrëveshjeje ekzistuese dypalëshe sigurie – sipas së cilës Spanja ofron 1 miliard euro ndihmë ushtarake vjetore”, tha Sanchez.

“Spanja do të ofrojë gjithashtu 202 milionë euro për rindërtimin e Ukrainës”, tha kryeministri spanjoll.

Projekti do të përqendrohet kryesisht në sektorët e energjisë, ujit dhe transportit.

Kompanitë spanjolle duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë në projekt.

Gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Madrid – u nënshkruan disa marrëveshje, përfshirë një pakt për të luftuar së bashku propagandën ruse.

Sanchez rikonfirmoi mbështetjen e tij të plotë dhe vendimtare për Ukrainën përballë agresionit rus dhe u zotua se kjo ndihmë do të vazhdonte derisa të arrihej një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme dhe vendi të mund të bashkohej me BE-në.

Zelensky shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe theksoi se çelësi për t’i dhënë fund luftës qëndronte në unitetin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Zelensky, i cili ishte në vizitën e tij të tretë në Spanjë, vizitoi më herët parlamentin spanjoll në Madrid dhe u takua me kryetaren e Parlamentit, Francina Armengol dhe presidentin e Senatit, Pedro Rollan.

Pasi vizitoi Kongresin e Diputados, Dhomën e Ulët të parlamentit, dhe u takua me përfaqësuesit e industrisë së mbrojtjes, Zelensky u prit edhe nga mbreti Felipe VI.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More