​Specialja anulon dy seancat në rastin e Thaçit për administrim të drejtësisë

Nga D. V.
398 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 prill Zhurnal.mk – Gjykata Speciale bëri të ditur se janë anuluar seanca e planifikuar për javën e ardhshme në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi për administrim të drejtësisë.

Në njoftim thuhet se seancat ishin paraparë për datat 14 dhe 17 prill.

‘‘Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): anulohen seancat e planifikuara për javën e ardhshme

Ju njoftojmë se seancat e planifikuara për datat 14-17 prill 2026 në çështjen gjyqësore kundër Thaçit dhe të tjerëve në lidhje me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, janë anuluar. Informacione të mëtejshme do të jepen sapo të jenë të disponueshme’’, njoftoi Gjykata Speciale. /kp/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër