Starmer: Mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë, thelbësore për të ardhmen e Evropës

Nga D. V.
2,204 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Londër, 30 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri britanik, Keir Starmer deklaroi sot se Britania e Madhe do të vazhdojë “plotësisht” mbështetjen për Ukrainën, duke theksuar se rezultati i luftës me Rusinë, do të përcaktojë jetën e brezave të ardhshëm, raportoi BBC.

Sipas Starmer, mbështetja për Ukrainën është “gjëja më e drejtë”, ndërsa paralajmëroi se nëse Rusia do të fitonte luftën, presidenti Vladimir Putin “nuk do të ndalej aty”, por do të synonte edhe aleatë të tjerë të Perëndimit.

Ai shtoi se Ukraina po “reziston fuqishëm” dhe arrin të zmbrapsë gjithnjë e më shumë forcat ruse, duke theksuar se tani është momenti për të “rritur presionin” përmes vazhdimit të ndihmës ushtarake dhe financiare.

Starmer konfirmoi se plani i ri i investimeve në mbrojtje, garanton vazhdimin e plotë të mbështetjes britanike për Kievin.

Plani i mbrojtjes, “hap vendimtar” drejt një të ardhmeje më të sigurt

Duke mbyllur fjalimin e tij, kryeministri tha se Britania e Msdhe duhet jo vetëm të përballojë sfidat e kohës, por edhe t’i shfrytëzojë ato, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Ai e cilësoi planin e investimeve në mbrojtje, si një “hap vendimtar” drejt këtij qëllimi, duke theksuar se vendi po hyn në një fazë të re të sigurisë kombëtare.

Forcat e armatosura britanike mund të pengojnë Rusinë

Sipas Starmer, plani është i mjaftueshëm për të penguar një konflikt me Rusinë, duke u bazuar në rritjen e shpenzimeve dhe përvojën e nxjerrë nga lufta në Ukrainë dhe tensionet me Iranin.

Ai theksoi gjithashtu bashkëpunimin me aleatët evropianë, duke shtuar se Britania e Madhe duhet të luajë rol udhëheqës si “aleat i besueshëm” brenda NATO-s.

Kritikat për buxhetin e mbrojtjes janë të pritshme

Starmer theksoi se plani i ri, së bashku me rritjen prej 15 miliardë paundësh, përfaqëson “rritjen më të madhe të qëndrueshme që nga Lufta e Ftohtë”.

Sipas tij, gjithmonë do të ketë kërkesa për më shumë shpenzime, por detyra e qeverisë është të marrë vendime të balancuara, për aftësitë reale të ushtrisë.

Britania e Madhe do të mbetet lidere në NATO dhe siguri

Kryeministri britanik tha se Britania e Madhe po forcon rolin e saj si udhëheqëse brenda NATO-s, duke bashkëpunuar ngushtë me SHBA-në dhe aleatët evropianë.

Plani i ri, sipas tij, do t’i rrisë shpenzimet për mbrojtje dhe siguri kombëtare në 4,2% të PBB-së, duke iu afruar objektivit 5%, të propozuar për vitin 2035.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër