Statovci: Opozita po e bllokon qëllimisht procesin, po tentojnë të sabotojnë komisionin

nga D. V.

Deputetja e Vetëvendosjes , Jeta Statovci, pas dështimit të 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, akuzoi opozitën për bllokim të qëllimshëm, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se mospjesëmarrja në votim, qoftë kundër apo përmes abstenimit, bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk po votojmë për qeverinë, por për Kuvendin dhe duhet të respektohet parimi i subjektivitetit politik.
Patëm një tentim të radhës për konstituimin e Kuvendit. Po e shohim se egoja e opozitës është më e lartë dhe nuk kemi pjesëmarrje në votim, qoftë për a kundër apo abstenim. Kjo bie në kundërshtim me ligjin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kemi një opozitë që tenton të sabotojë komisionin. Çdo herë që vijmë këtu është një thirrje tutje e përgjegjësisë në këtë rast, konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Ne jemi në pritje të veprimit te Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që të dalim nga një situatë e tillë.

Në këtë ripërsëritje ne jemi vetëm në fazën e votimit të procesit. Kemi të bëjmë me një strategji opozitare bllokuese. Ne nuk jemi duke votuar për qeverinë, por për kuvendin sipas forcës politike. Duhet të respektohet parimi i subjektivitetit”, shtoi ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More