Stavileci: Nuk diskutuam për emra të përveçëm, por për qëndrimin që do ta mbajë PDK-ja

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Blerand Stavileci pas mbledhjes së kryesisë së PDK-së për çështjen e presidentit, ka thënë se është diskutuar për qëndrimet që do t’i kenë ky subjekt politik në raport me zgjedhjen e një emri që do të drejtojë institucionin e Presidencës.

“Ne kemi biseduar fillimisht për parime, cili do të jetë qëndrimi që do ta mbajë kryetari i PDK-së. Ju e dini se kryetari ynë ditë më parë ka shprehur këto qëndrime. Të gjitha strukturat e partisë jemi në konsistencë me qëndrimet tona, pothuajse të gjithë unanimisht jemi për atë që ka prezantuar kryetari i partisë sonë”, ka thënë ai, transmeton RTK.

artikuj të ndërlidhura