Strazburgu i dërgon pyetje qeverisë për të dënuarit në rastet e “Bombave të Zaevit”

Nga Xh M
519 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Strazburg, 23 shkurt – Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg i është drejtuar zyrtarisht qeverisë së Maqedonisë në lidhje me aplikimin e biznesmenit Sead Koçan, duke hapur çështje ligjore mbi përdorimin e bisedave të përgjimit si prova në një procedurë penale, e cila përfundoi me një vendim të formës së prerë, ku ai u dënua me burg për 4 vjet e 8 muaj.

Sipas informacioneve, gjykata vë nën shqyrtim pyetjen thelbësore nëse gjykimi në rastin “Trust” ka qenë i drejtë, me fokus nëse vendimi bazohej në prova të siguruara përmes përgjimit të paligjshëm.

Në komunikimin me qeverinë në Shkup, Strazbur thekson se çështja lidhet me procedurën penale kundër aplikantit Sead Koçan, në të cilën ai u dënua për keqpërdorim të procedurës për prokurime publike, ku akuzimi, ndër të tjera, mbështetej edhe në incizime audio të bisedave të kapura.

Këto materiale audio u përdorën si prova në proces dhe ishin pjesë e korpusit të provave mbi të cilat gjykatat bazuan vendimin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër