Struganët nuk do të paguajnë faturat e ujit për muajin shkurt, vendimi kalon në Këshill

Nga Xh M
1,170 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Strugë, 13 mars – Këshilli i Komunës së Strugës miratoi vendimin, me të cilin qytetarët lirohen nga pagesa e faturave të ujit për muajin shkurt. Ky hap vjen pasi qyteti dhe vendbanimet e tij për një muaj mbetën pa ujë të pastër, për shkak të turbullimit të burimeve në fshatin Shum. Këshilltarët e VMRO-DPMNE dhe VLEN abstenuan. Arsyetimi i VMRO-së ishte se ky vendim do ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen financiare të ndërmarrjes “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”. Në nismën për vendosjen e kësaj pike në rend dite, e cila erdhi nga këshilltari i LSDM-së, thuhet se komuna duhet të marrë përsipër detyrimet për faturat e ujit për muajin shkurt.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër