Studentët shqiptarë e zgjerojnë thirrjen për mbështetje të protestës për gjuhën shqipe

Nga B.M
377 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 Prill, Zhurnal.mk – Studenët shqiotarë të tre universiteteve në Maqededoni të Veriut e kanë zgjeruar thirrjen e tyre për mbështetje të protestës së caktuar për 6 Prill edhe tek pjesëtarë të tjerë të rrethit akadamik dhe professional të sektorit të drejtësisë në vend.

Sot ata përmes një thirrjeje publike kanë kërkuar mbështetje për protestën në Shkup edhe tek gjykatësit, prokurorët, avokatët dhe përmbaruesit shqiptarë të vendit, në të cilën studentët do të ngrisin zërin e tyre kundër refuzimit të ministria e drejtësisë e udhëhequr nga ministri i partisë ZNAM Igor Filkov po u bënë studentëve të drejtësisë për të kaluar provimin e jurisprudencës në gjunë shqipe.

“Të nderuar alumni, gjykatës, prokurorë, avokatë dhe përmbarues, u jemi mirënjohës për kontributin tuaj të vazhdueshëm në ndërtimin dhe forcimin e sistemit të drejtësisë, si The për rolin që keni në mbrojtjen e parimeve të shtetit të së drejtës dhe të barazisë para ligjit. Shumë prej jush zeni kaluar në të njëjtat auditore si ne, duke ndarë të njëjtin rrugëtim akademik dhe duke u përballur me sfida të gjashme në rrugën drejt profesionit. Sot, gjeneratat e reja të studentëve të drejtësisë po përballen me një padrejtësi të vazhdueshme: pamundësinë mër të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj, por që sër vite me radhë vazhdon të mohohet në praktikë,” shkruajtën në thirrjen e tyre studentët.

Një ditë më para ata iu bënë thirrje proffesorëve shqiptarë për t’ua mbështetur protestën e javës së ardhshme.

“Unionet e studentëve në Universitetin e Tetovës, Universitetin “Nënë Tereza” dhe Universitetin e Europës uglindore janë bashkuar për të kërkuar këtë të drejtë legjitime. Përballë politizimit, refuzimit dhe pengesave Institucionale, kemi thirrur protestë më ora 12:30 në Shkup duke filluar marshutën nga Ura e Gurit. Mbështetja juaj është thelbësore. Jo vetëm si profesionistë të drejtësisë, por edhe si ish-studentë që e kuptoni seshën e kësaj padrejtësie dhe rëndësinë e barazisë në qasje ndaj profesionit,” thanë studentët në ftesën e tyre të dytë me radhë.

“Ju ftojmë që të bëheni zë i kësaj kauze përmes mbështetjes publike dhe pjesëmarrjes suaj në protestën paqësore. Prania juaj do të jetë mesazh i fuqishëm se drejtësia fillon nga respektimi i të drejtave themelore. Nga ana jonë, do të angazhohemi maksimalisht që protesta të jetë dinjitoze, shembullore dhe në përputhje me lerat qytetare,” thuhet në thirrjen publike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër