OEMVP mirëpriti në takim përfaqësues të Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut dhe Swisscontact

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mirëpriti në takim pune përfaqësues të Bankës për Zhvillim dhe organizatës Swisscontact, me qëllim njohjen e ndërsjellë të strukturave të reja udhëheqëse, shkëmbimin e informacioneve dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, në favor të bizneseve.

Delegacioni u prit nga Kryetari i OEMVP-së, z. Sami Morina, Drejtori ekzekutiv, z. Durim Zeqiri, Menaxherja operative, Miranda Ajdini, si dhe Zyrtarja për ndërlidhje me bizneset, Besiana F. Mustafa.
Nga Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut morën pjesë, znj. Efimija Dimovska, Drejtoreshë kryesore ekzekutive, dhe z. Besim Nebiu, Drejtor kryesor operativ. Ndërsa, nga Projekti zvicerian për modernizim ishin të pranishëm, znj. Elena Gotovska, Udhëheqëse e projektit dhe Drejtoreshë e Zyrës së Swisscontact në Maqedoninë e Veriut dhe znj. Suada Statovci, Udhëheqëse për ekosistemin e biznesit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër