Stuhi me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe breshër në Shkup dhe Kumanovë

Nga Xh M
1,707 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 korrik Zhurnal.mk – Aktualisht, Shkupi dhe Kumanova janë përfshirë nga mot i lig me reshje të dendura shiu, bubullima, erë të fortë dhe paraqitje të breshrit.

Sipas sinoptikanëve, moti nesër do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Në disa zona pritet mot i paqëndrueshëm lokal, i shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për stuhi të izoluara me breshër.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit herë pas here do të jetë më e fuqishme. Në pjesët perëndimore të vendit do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga perëndimi, me intervale të përforcuara.

Në Shkup pritet mot pjesërisht i vranët me periudha me diell. Në disa pjesë të luginës do të ketë reshje lokale të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër