Subvencionet në bujqësi për 2026: publikohen masat mbështetëse

Nga Xh M
557 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 2 maj Zhurnal.mk – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka nënshkruar orientimet indikative për Programin e Pagesave Direkte në bujqësi për vitin 2026.

Sipas njoftimit, programi është ndërtuar sipas metodologjisë sektoriale të Bashkimit Evropian dhe synon rritjen e prodhimit vendor, forcimin e sigurisë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.

Në sektorin e blegtorisë parashihet mbështetje prej 90 euro për lopë qumështore, 30 euro për dele dhe dhi, si dhe pagesa të tjera për kategori të ndryshme të bagëtive.

Ndërsa për kulturat bujqësore dhe perimet, subvencionet variojnë sipas produktit, duke përfshirë mbështetje për grurin, misrin, pataten, perimet në sera dhe kultura të tjera strategjike.

Ministria thekson se këto janë orientime indikative dhe mund të pësojnë ndryshime gjatë procesit të konsultimeve dhe finalizimit të programit përfundimtar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër