Sukses profesional: Nakil Iseini bëhet specialist i kirurgjisë orale

Nga B.M
358 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 prill, Zhurnal.mk – Dr. Nakil Iseini ka shënuar një sukses të rëndësishëm në karrierën e tij profesionale, duke fituar zyrtarisht titullin “Specialist i Kirurgjisë Orale”, pas përfundimit me sukses të provimit specialistik, njofton Flaka.com.mk.

Ky sukses është rezultat i një përkushtimi të gjatë, pune intensive dhe angazhimi të vazhdueshëm në fushën e mjekësisë, veçanërisht në kirurgjinë orale – një degë që kërkon profesionalizëm të lartë dhe përgatitje të thellë teorike dhe praktike.

Dr. Nakil Iseini, përmes këtij arritjeje, dëshmon seriozitetin dhe përkushtimin e tij ndaj profesionit dhe kujdesit ndaj pacientëve. Fitimi i këtij titulli përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të mëtejshëm profesional dhe ofrimit të shërbimeve cilësore shëndetësore.

Ky moment shënon fillimin e një kapitulli të ri në rrugëtimin e tij profesional, me përgjegjësi edhe më të mëdha dhe me synim të vazhdueshëm për të kontribuar në përmirësimin e shëndetit oral në komunitet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër