Sulmohet nga qentë endacakë imami në Gjilan, pëson lëndime trupore, përgjakje dhe shtypje

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Gjilan, 10 tetor Zhurnal.mk – Imami i Xhamisë së Vogël në Gjilan, Naser Halimi, është sulmuar nga qentë endacakë në orët e hershme të mëngjesit, teksa po shkonte në xhami për ta falur namazin e sabahut. Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor në emergjencë.

Rastin e ka bërë të ditur vetë imami përmes një postimi në Facebook, ku ka përshkruar përvojën e tij, duke thënë se përveç lëndimeve fizike, ka përjetuar edhe trauma nga sulmi.

Në reagimin e tij, imami u ka bërë thirrje institucioneve kompetente që të ndërmarrin masa për trajtimin e qenve endacakë, duke vënë në pah rrezikun që, sipas tij, ata paraqesin për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Me prioritet jetën e Njeriut.

Sot në mëngjes, ka po shkoja për në xhami për ta falur namazin e sabahut, u sulmova nga qentë endacakë.
Si pasojë e sulmit të qenve, unë morra lëndime trupore, përgjakje, shtypje…!
Përveq lëndimeve në trup, kam fituar edhe trauma, ngase me të vërtetë ka qenë thuaja se një luftë fyt a fyt me qentë endacakë.
Në orët e hershme të mëngjesit mora trajtim nga stafi mjeksor i emergjencës të cilët i falenderoj për reagim dhe korrektësi!
Po ashtu, i falenderoj edhe disa qytetarë të cilët reaguan për ta ndaluar më të keqen e mundëshme.

Reagim: U bëj thirrje organëve kompetente që të merren seriozisht për trajtimin e qenve endacakë të cilët janë bërë rrezik potencial për jetën e qytetarëve!
N.H

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër