Skandal në “Pyjet Nacionale”: Arrestohen dy persona, sekuestrohen kamionë dhe dru

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Veles, 10 tetor Zhurnal.mk – Drejtori i një filiali dhe një punonjëse e ndërmarrjes publike “Pyjet Nacionale” janë ndaluar në raste të ndara, nën dyshimet për keqpërdorime të lidhura me masën drusore.

Sipas zëvendësdrejtorit Kirе Mihajlov, në kuadër të hetimeve janë sekuestruar edhe dy kamionë. Rastet lidhen me filialet në Prilep dhe Veles, ndërsa janë raportuar kontrolle edhe në zona të tjera, përfshirë Shkupin dhe Sveti Nikollën.

Në një prej rasteve, dëmi i dyshuar, sipas Mihajlovit, tejkalon 50 mijë euro. Ai paralajmëroi se të gjithë personat për të cilët vërtetohet shkelja e ligjit do të mbajnë përgjegjësi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër