Sulmohet një anije franceze në Ngushticën e Hormuzit, raportohen të plagosur

Nga D. V.
533 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Paris, 6 maj, Zhurnal.mk – Një anije e operuar nga kompania franceze e transportit detar CMA CGM është sulmuar në Ngushticën e Hormuzit, duke shkaktuar plagosjen e disa anëtarëve të ekuipazhit, njoftoi sot kompania me qendër në Marsejë.

Të plagosurit janë evakuuar, por kompania nuk dha detaje të mëtejshme lidhur me kombësinë apo gjendjen e tyre shëndetësore.

Sipas saj, anija e mallrave “San Antonio”, që lundron me flamurin e Maltës, pësoi dëmtime gjatë sulmit të ndodhur të djeshëm.

Grupi detar nuk ofroi informacione shtesë mbi rrethanat e sulmit, i cili ndodhi ndërsa anija po kalonte përmes kësaj rruge ujore strategjike. Po ashtu, nuk u bë e ditur se kush qëndron pas sulmit.

Pas nisjes së luftës me Iranin, Teherani ka bllokuar në masë të madhe, qarkullimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, një arterie jetike për ekonominë globale.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën të hënën një operacion të quajtur “Project Freedom” për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve në këtë korridor detar, por presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se iniciativa do të pezullohej “për një periudhë të shkurtë

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër