“Sunderland kërkon mbi 30 milionë euro”, mediumi britanik shpjegon pse nuk po realizohet transferimi i Granit Xhakës

Nga D. V.
1,445 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sunderland është duke kërkuar mbi 30 milionë euro për shërbimet e mesfushorit Granit Xhaka shkaku që janë të zemëruar se Chelsea bëri ofertë zyrtare për shqiptarin.

Xhaka është dëshira e madhe e Xabi Alonsos, ndërsa lojtari ka arritur marrëveshje personale me skuadrën londineze.

Megjithatë, Sunderland ka refuzuar ofertën e parë prej 8 milionë eurove ndërsa “talkSport” ka shpjeguar se raportet mes dy klubeve nuk janë shumë të mira, andaj marrëveshja edhe mund të mos-realizohet.

“Sunderlandi po kërkon një çmim që e tejkalon vlerën e 30 milionë eurove për të konsideruar shitjen e Xhakës”.

“Sunderland është i zemëruar sepse i kanë thënë Chelseas që nuk është në shitje, por sërish Chelsea u rikthye me një ofertë prej 8 milionë eurove”.

Kësisoj, Sunderland aktualisht po e mban peng një largim të Xhakës, të cilin e shohin si të padiskutueshëm në formacionin bazë edhe për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, Xhaka thuhet se i ka kërkuar Sunderlandit ta shesin sa më parë, ngase dëshiron një projekt më serioz si dhe të luftojë për tituj në këto vitet e mbetura.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër