Sharon Stone rikthehet në pasarelë pas më shumë se 30 vitesh, mahnit me paraqitjen në Javën e Modës në Paris

Nga D. V.
1,477 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Aktorja e njohur amerikane, Sharon Stone, është rikthyer në pasarelë pas më shumë se tre dekadash, duke tërhequr vëmendjen në prezantimin e koleksionit pranverë/verë 2027 të Vetements, të mbajtur në kuadër të Paris Fashion Week.

68-vjeçarja parakaloi me vetëbesim e stil, e veshur me një xhaketë të bardhë, një këmishë të zezë me jakë dhe kravatë të bardhë, ndërsa pamjen e kompletoi me çizme të gjata prej lateksi që arrinin deri mbi kofshë.

Flokët i kishte stiluar në një prerje të drejtë ‘bob’, duke i dhënë një pamje moderne dhe elegante.

 Sharon Stone

Kjo ishte hera e parë që Sharon ecte në pasarelë që nga tetori i vitit 1993, kur mbylli sfilatën e stilistit legjendar Valentino Garavani në Paris.

Aktorja kishte një miqësi të ngushtë me Valentinon dhe pas ndarjes së tij nga jeta në fillim të këtij viti, e kujtoi me një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke e falënderuar për talentin, vizionin dhe miqësinë e tyre shumëvjeçare.

 Sharon Stone

Përveç rikthimit në botën e modës, Stone ka qenë aktive edhe në aktrim.

Së fundmi u shfaq në sezonin e tretë të serialit “Euphoria”, për të cilin është shprehur me superlativa.

 Sharon Stone

Rikthimi i saj në pasarelë dhe angazhimet e fundit në televizion dëshmojnë se Sharon vazhdon të mbetet një nga figurat më të spikatura të industrisë së modës dhe kinematografisë, edhe pas dekadash karrierë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër