Suspendohen 4 infermiere dhe një teknik pas skandalit në Pediatri

Nga Xh M
1,702 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 korrik Zhurnal.mk – Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se janë marrë masa administrative ndaj katër infermierëve dhe është suspenduar një punëtor i shërbimeve teknike, pas raportimit të një qytetareje në lidhje me trajtimin që i është bërë në Klinikën e Pediatrisë.

Një nënë ka ndarë përvojën e saj gjatë shtrimit të djalit të saj dy vjeçar, i cili kishte pasur prej ditësh të vjella dhe diarre. Për shqetësimet e saj se u përball me pritje për pranim në repart e vështirësi gjatë vendosjes së kanilës, QKUK-ja thotë se pas formimit të një komisioni ad-hoc për të hetuar në plotëni këtë rast, është marrë vendimi për shqiptim të masave administrative ndaj katër infermierëve.

“Ndërkaq, për të mundësuar zhvillimin e paanshëm të hetimit administrativ lidhur me pretendimet për trajtimin e pacientit, komunikimin dhe sjelljen e stafit, janë ndërmarrë masa të përkohshme administrative ndaj katër (4) infermierëve”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, qytetarja në fjalë postimit ia kishte bashkangjitur edhe disa fotografi ku tregohej gjendja e shtretërve me njolla, mungesa e mbulesave të shtratit dhe gjërat elementare të higjienës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër