694
Prishtinë, 18 qershor, Zhurnal.mk – Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtina, Gezim Sveçla, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama, lidhur me projektin e Rrugës A.
Reagimi i Sveçlës erdhi pasi Rama njoftoi se ka nisur faza finale e asfaltimit në këtë rrugë, duke pretenduar se projekti ishte bllokuar tri herë nga Qeveria, e cila, sipas tij, e kishte dërguar rastin në gjykatë.
