Trump: Do të vizitoj Indinë, ndërsa marrëdheniet me Modin po përmirësohen

Nga D. V.
464 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Evian, 18 qershor, Zhurnal.mk –Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi dje në mbrëmje se do të vizitojë Indinë në të ardhmen e afërt, gjatë një takimi dypalësh me kryeministrin indian Narendra Modi në samitin e G7-tës në Francë, duke sinjalizuar një përmirësim të marrëdhënieve mes dy vendeve, raportoi BBC.

Trump deklaroi se SHBA-ja dhe India janë pranë arritjes së një marrëveshjeje tregtare, pavarësisht tensioneve të muajve të fundit, të shkaktuara nga tarifat amerikane dhe vrasja e tre marinarëve indianë, në një sulm ushtarak amerikan në Gjirin e Omanit.

Gjatë takimit, Modi ngriti shqetësimin për sigurinë e marinarëve indianë në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa të dy liderët diskutuan edhe negociatat për marrëveshjen tregtare.

Trump e cilësoi Modin një “negociator të fortë” dhe u zotua të vizitojë Indinë, ndërsa theksoi se SHBA-ja do ta mbështeste vendin në rast sulmi.

Takimi shënoi një zbutje të dukshme të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Nju Delhit, të cilat janë tensionuar nga mosmarrëveshjet tregtare, çështja e Kashmirit, lufta në Iran dhe politikat amerikane për emigracionin.

Zyrtarët e të dy vendeve, pritet të takohen javën e ardhshme, në Nju Delhi për të finalizuar detajet e marrëveshjes tregtare SHBA-Indi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër