Sybiha: Agresioni rus është një kërcënim për gjithë Evropën

Nga D. V.
455 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kiev, 29 maj, Zhurnal.mk – Ukraina vlerësoi sot se rrëzimi i një droni rus mbi një ndërtesë banimi në Rumani është një tjetër dëshmi e kërcënimit që paraqet Rusia për mbarë Evropën.

“Shkelja e fundit e hapësirës ajrore rumune nga një dron rus dhe shpërthimi i tij në një zonë rezidenciale të Galacit kanë treguar edhe një herë se agresioni rus përbën një kërcënim real për rajonin e Detit të Zi dhe për të gjithë Evropën”, deklaroi ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, në rrjetet sociale.

Ndërkohë, edhe NATO dënoi sot atë që e quajti papërgjegjshmëri të Rusisë, për sulmin rus  mbi një ndërtesë banimi në Rumani, pranë kufirit me Ukrainën duke shkaktuar plagosjen e lehtë të dy personave.

“Ne dënojmë papërgjegjshmërinë e Rusisë”, deklaroi zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, në rrjetin social X.

Ajo shtoi se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet rumune për të ndjekur situatën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër