Prshtinë, 28 shtator, Zhurnal.mk – Shefi i GP të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar që sa më shpejt, Qeveria e Kosovës ta sjellë në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se Qeveria duhet të sillet me përgjegjshmëri dhe këto veprime t’i bëjë pa asnjë vonesë, pasi sipas tij, nuk ka asnjë arsye që të mos bëhet brenda pak ditëve.
“Kuvendi e ka kryer punën e vet, tash përgjegjësia është e Qeverisë. Ligji tash është në Qeveri dhe shfrytëzoi rastin që ta trajtojë Ligjin me përgjegjshmëri dhe me urgjencë dhe ky vullnet që është dëshmuar sot, të argumentohet edhe me votë për Ligjin. Nuk ka asnjë arsye që të votohet dhe presim që Qeveria ta bëjë punën e vet sot, dhe nesër, ose pasnesër ta sjellë Ligjjin në Kuvend”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se votimi i Deklaratës për Specialen është shumë i rëndësishëm dhe në këtë formë është shprehur revolta kundër padrejtësisë në Hagë.
