Tahiri: Të premten seanca e radhës, temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare

Nga D. V.
247 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 prill Zhurnal.mk – Shefi i GP të AAK-së Besnik Tahiri, është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë , duke thënë se seanca e radhës do të mbahet të premten, raporton Ekonomia Online.

Ai, ka thënë se tema thelbësore janë katër marrëveshje ndërkombëtare.

Tahiri ka treguar se është diskutuar edhe për rezolutën e PDK-së, për çka tha se e mbështesin që të jenë si pikë e parë e rendit të ditës. “Seanca e radhës do të jetë të premten, tema thelbësore janë katër marrëveshje ndërkombëtare. Pati një debat për rezolutën e PDK-së. GP i AAK-së e mbështet që rezoluta të jetë si pikë e rendit të parë. Duda Balje i është bashkuar GP të AAK-së si anëtare e GP. I gjithë debati po reflekton edhe debatin që ndërlidhet me procesin zgjedhor”, ka thënë Tahiri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër