Takim Hoxha dhe Filipidu: Prioritet bashkëpunimit dypalësh në fushën e mjedisit jetësor

Nga admin
409 e lexuar

Shkup, 16 janar – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot zhvilloi takim pune me ambasadoren e Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sofia Filipidu, ku u shqyrtuan prioritetet e bashkëpunimit bilateral në fushën e mjedisit.

Siç bëri të ditur Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në fokus të bisedimeve ishin aktivitetet që lidhen me menaxhimin e Parkut Nacional të Prespës, menaxhimin e burimeve ujore, gjendjen hidrologjike të Liqenit të Prespës dhe Liqenit të Dojranit, si dhe projektet aktuale ndërkufitare që po zbatohen.

Të dyja palët konfirmuan angazhimin e përbashkët për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, me theks të veçantë në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajoneve ndërkufitare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër