Takim i drejtorit të ZTZHI me pronarin e kompanisë “Zenith Water Heater”

Nga B.M
522 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 janar – Drejtori i Drejtorisë për Zona Teknologjike të Zhvillimit Industrial (ZTZHI) Goce Dimovski, sot zhvilloi takim me Kuresh Mukadam, pronar i kompanisë për prodhimin e sistemeve të cilësisë së lartë për ngrohjen e ujit “Zenith Water Heater”, në të cilën u bisedua për aktivitetet rrjedhëse të kompanisë dhe mundësitë për investime të reja në kuadër të zonave, njoftojnë nga ZTZHI.

Në takim, Dimovski i prezantoi mundësitë e investimeve që i ofron shteti përmes Zonave TZHI, me ç’rast e ka theksuar mbështetjen institucionale aktive për investitorët potencial, klimën e qëndrueshme afariste dhe risitë për rritje afatgjate dhe zhvillim të kompanive që punojnë në zona.

Siç citohet në kumtesë, pronari i “Zenith Water Heater” ka shprehur interesim për investime, dhe i ka prezantuar planet për zgjerim të aktiviteteve afariste, duke e marrë parasysh se kompania tani është e pranishme në vend. Ai e theksoi bashkëpunimin pozitiv me institucionet, si dhe vlerën e mbështetjen gjatë vendimmarrjes për investime të reja.

“Kompania “Zenith Water Heater”, me seli në Axhman, Emiratet e Bashkuara Arabe, është mes prodhuesve udhëheqës botëror të ngrohësve të ujit dhe sistemeve për ngrohje të ujit. Si filiale e Star Industrial Products LLC, kompania ofron zgjidhje të sigurta dhe efikase për amvisëritë, bizneset dhe industritë, ndërsa prodhimet e tyre i plason në tregjet në më shumë se 30 vende të Lindjes së Mesme, Azi, Evropë dhe Afrikë”, theksohet në kumtesë. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër