Takim i ministrit Mucunski me ministrin e shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Hisajuki Fuxhi

nga Xh M

Shkup, 3 maj – Në kuadër të vizitës së punës në Japoni, një delegacion i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ), Timço Mucunski realizoi takim me ministrin e shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Hisajuki Fuxhi.

Në takim është potencuar vazhdimësia e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale dhe dialogu politik gjatë 30 viteve të fundit që bazohen në respektin e ndërsjellë dhe miqësinë midis dy vendeve dhe popujve. Bashkëbiseduesit u dakorduan që në periudhën e ardhshme, theksi të vihet në avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe ekonomik.

Poashtu janë shkëmbyer pikëpamje mbi vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm shumëpalësh përmes mbështetjes së ndërsjellë të iniciativave dhe koordinimit në lidhje me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More