Takim Mickoski-Sjaojan: Marrëdhëniet midis dy vendeve tona bazohen në respekt, mirëkuptim dhe bashkëpunim të ndërsjellë

Nga admin
360 e lexuar

Shkup, 4 shkurt – Kryeministri Hristijan Mickoski sot u takua me ambasadorien kineze, Xhijang Sjaojan, me të cilën shkëmbyen mendime për thellimin e marrëdhënieve miqësore midis Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës.

 “Marrëdhëniet midis dy vendeve tona bazohen në respekt të ndërsjellë, mirëkuptim dhe bashkëpunim, dhe në vitet e fundit ato shënojnë  zhvillim të vazhdueshëm në fusha të ndryshme, duke përfshirë ekonominë, kulturën, arsimin dhe infrastrukturën”, ka shkruar kryeministri Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Beson se ekziston potencial i konsiderueshëm për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht, siç thotë, përmes projekteve dhe iniciativave konkrete me interes të ndërsjellë, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve në të dyja vendet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër