Takim Mucunski–Hamilton: Në fokus stabiliteti rajonal dhe siguria

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 05 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, sot në Shkup zhvilloi një takim me zëvendësndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Partneritete, ambasadorin Kevin Hamilton, i cili po qëndron për një vizitë pune njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Zhurnal.mk.

Siç bëri të ditur Mucunski, gjatë takimit u shkëmbyen mendime dhe informacione mbi zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimin rajonal dhe sfidat e sigurisë me të cilat përballet rajoni, si dhe për rolin dhe aktivitetet e NATO-s, duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të rajonit për Aleancën.

Mucunski theksoi kontributin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë dhe në nismat rajonale, si dhe interesin e përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe më gjerë.

Sipas tij, takimi dhe vizita e ambasadorit Hamilton përbëjnë një mundësi për thellimin e mëtejshëm të dialogut me NATO-n dhe për shkëmbimin e qëndrimeve mbi çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë te stabiliteti rajonal, siguria dhe bashkëpunimi praktik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër