Takohen kryeprokurori i ri i Shtetit, Zejnulla Gashu dhe drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti

Nga D. V.
544 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 korrik, Zhurnal.mk – Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, zhvilloi një takim pune me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Në njoftim thuhet se drejtori i AKI-së, Ajeti, e uroi Kryeprokurorin e Shtetit, Gashi, me rastin e marrjes së detyrës, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit të tij.

Gjatë takimit, të dy udhëheqësit e institucioneve konfirmuan përkushtimin e tyre për thellimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional, në përputhje me kompetencat ligjore në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër