Taulant Hodaj: Vjosa Osmani ka qenë kompromisi më i mirë në të gjitha rrethanat

Nga Xh M
164 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Avokati Taulant Hodaj në emisionin Politiko, ka kritikuar klasën politike për mungesë gatishmërie për kompromis, duke theksuar se kjo ka ndikuar negativisht në zgjedhjen e presidentit.

Sipas tij, në rrethana të caktuara, kompromiset janë të domosdoshme dhe në të mirë të shtetit. Ai u shpreh se situata aktuale do të mund të ishte shmangur nëse do të kishte pasur më shumë vullnet politik për të arritur një marrëveshje.

“Ishte dashur që kjo të ishte një kthim në binarë për të bërë një kompromis, i cili ka qenë i mundur. Nuk ka qenë i pamundur,” tha Hodaj në Politiko.

Ai shtoi se një mundësi e rëndësishme u humb që në fillim të procesit për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar atë si një rast që nuk u shfrytëzua siç duhet.

Hodaj tha se Vjosa Osmani do të kishte qenë zgjedhje më e përshtatshme në të gjitha rrethanat, duke shtuar se ka pasur mundësi reale që ajo të siguronte votat e nevojshme, nëse do të ishte bërë një tentativë më serioze.

“Tani mendoj se nëse do të ishte tentuar, ka pasur mundësi që Vjosa Osmani t’i merrte votat, por nuk pati tentim. Edhe nëse nuk do të kishte sukses, do të kishim ardhur në këtë pikë ku jemi tani,” përfundoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër