TDP mban mbledhjen e Bordit Qendror dhe të Këshillit të Asamblesë Qendrore

Nga Xh M
1,461 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 8 mars – Në selinë e Partisë Demokratike Turke, sot u mbajt mbledhja e Bordit Qendror Drejtues dhe e Këshillit të Asamblesë Qendrore, ku u diskutuan në mënyrë të detajuar zhvillimet aktuale politike në vend.

Gjatë takimit, anëtarët e partisë trajtuan disa çështje të rëndësishme që janë aktualisht në fokus të debatit publik, përfshirë Ligjin për Njësinë e Vetme Zgjedhore dhe Ligjin për Arsimin e Lartë. Përmes një analize dhe vlerësimi të gjerë të këtyre temave, drejtuesit e partisë përcaktuan edhe udhërrëfyesin dhe prioritetet politike për periudhën e ardhshme.

Nga Partia Demokratike Turke u theksua se angazhimi i tyre do të vazhdojë me vendosmëri për të ndërtuar politika të forta dhe të qëndrueshme, të cilat synojnë mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komunitetit që përfaqësojnë.

Pas përfundimit të mbledhjes, pjesëmarrësit u bashkuan në një iftar të përbashkët, ku u nda edhe fryma e unitetit, vëllazërisë dhe solidaritetit që sjell muaji i Ramazanit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër