Të buzëqeshur në tribunë, Kasami e Mexhiti ndjekin suksesin historik të Shkëndijës

Nga B.M
1,942 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 shkurt – Dy nga liderët e koalicionit VLEN, njëherit edhe krytetar komunash, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, dhe kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti kanë ndjekur nga afër ndeshjen ndërmjet KF Shkëndija dhe Samsunspor, e zhvilluar në arenën Todor Proeski Arena në Shkup, raporton Zyrtare.net

Dy nga liderët e koalicionit VLEN janë parë në tribunë në shoqërinë e ambasadorit të Turqisë në vend, Fatih Ulusoy, teksa kanë ndjekur me interes takimin. Objektivi i kamerës i ka kapur në një moment buzëqeshjeje gjatë lojës.

Ndeshja e zhvilluar sonte përbën një moment historik për klubin tetovar dhe për futbollin e Maqedonisë së Veriut, pasi është hera e parë që Shkëndija – dhe një skuadër nga vendi – arrin në një fazë kaq të avancuar të një kompeticioni evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër