Te enjten seancë plenare, zbardhet rendi i ditës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 31 mars Zhurnal.mk – Të enjten mbahet seanca plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Seanca pritet të mbahet në orën 10:00. Rendi i ditës përmban interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të grupit Parlamentar të PD. Interperlancë me kryeministrin Edi Rama kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku. Gjithashtu në rend ditë është i përfshirë projektligji për “aderimin e Republikës së Shqipërisë në traktatin e Singaporit mbi ligjin e markave tregtare, bërë në Singapor më 27 mars 2006. Gjithashtu Kuvendi i Shqipërisë do të zgjedhë të enjten anëtarët e Bordit të Autoritetit të Konkurrencës.

artikuj të ndërlidhura