Të lodhur nga përmbajtja artificiale? Snapchat ndryshon rregullat për videot me AI

Nga D. V.
413 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Snapchat ka njoftuar se do të ulë dukshmërinë e videove të krijuara plotësisht me Al në seksionin Spotlight, me synimin për të reduktuar përmbajtjen me cilësi të ulët.

Sipas kompanisë, videot e gjeneruara tërësisht nga AI nuk do të rekomandohen më në Spotlight.

Megjithatë, përmbajtja që është përmirësuar ose edituar me ndihmën e AI do të vazhdojë të shfaqet, duke ruajtur edhe etiketat që tregojnë përdorimin e Al.

Snapchat thekson se nuk është kundër përdorimit të AI si mjet krijues, por synon të kufizojë përmbajtjen e përsëritur dhe me cilësi të dobët, e njohur shpesh si “AI slop”.

Ky vendim vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë përdorues po shprehin pakënaqësi ndaj përmbajtjes së krijuar masivisht nga AI, ndërsa platforma të tjera, si Meta, vazhdojnë të investojnë në përmbajtje të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër