Pekin, 31 korrik, Zhurnal.mk – Numri i viktimave nga rrëshqitja masive e dheut në jugperëndim të Kinës ka arritur në 51, gati dy javë pas tragjedisë, raportoi sot media shtetërore.
Sipas agjencisë shtetërore “Hsinhua”, duke cituar autoritetet lokale, 10 persona rezultojnë ende të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në një periferi të metropolit të Chongqing.
Bilanci i mëparshëm zyrtar ishte 41 të vdekur dhe 20 të zhdukur.
Fatkeqësia ndodhi më 17 korrik në qarkun Pengshui, i cili është nën administrimin e qytetit të Chongqing.
Pas reshjeve të dendura të shiut, masa të mëdha dheu dhe shkëmbinj gjigantë u shkëputën nga një shpat mali, duke mbuluar më shumë se 10 ndërtesa banimi.
Materialet e e përfshira nga rrëshqitjet përfunduan në lumin Wujiang, që ndodhet në fund të shpatit.
Autoritetet njoftuan se kërkimet në tokë, kanë përfunduar pas disa ditësh operacionesh intensive, nga zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës.
Ndërkohë, kërkimet për viktima në lumin Wujiang vazhdojnë ende.
Reshjet e dendura të verës, shkaktojnë rregullisht përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Kinë, fatkeqësi natyrore që çdo vit marrin jetë njerëzish.
