Të shtëna me armë në Lezhë, dyshohet për të plagosur

nga Xh M

Të shtëna me armë janë raportuar në policinë e Lezhës pak më parë. Mediat raportojnë se një person rreth 30 vjeç ka mbetur i plagosur.

Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal. Nuk dihet identiteti i tij, por sipas të njëjtave burime është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e cila njihet si “Kryqëzimi i Rrilës”. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Policia ndodhet atje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More