Të shtëna me armë zjarri në një jaht pranë Palasës, policia ndalon mjetin lundrues

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Palase, 2 gusht Zhurnal.mk – Një incident me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme në det, përballë zonës së Palasës.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 21:00 është marrë informacion se nga një jaht dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Pas marrjes së sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare kanë nisur menjëherë ndjekjen e mjetit lundrues, të cilin arriti ta ndalte.

Paralelisht, janë angazhuar edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe Stacionit të Policisë Dhërmi, të cilat po kryejnë kontrolle nga toka përgjatë vijës bregdetare.

artikuj të ndërlidhura