Tërmet sonte pranë Liqenit të Ohrit, nuk ka njoftime për dëme të mundshme

Nga B.M
942 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ohër, 15 janar – Një tërmet me magnitudë 3,3 sipas shkallës Rihter është regjistruar sonte, më 15 janar, në orën 18:01, në Shqipëri, në zonën në jug të Liqenit të Ohrit.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë në koordinatat 40.8088 gjerësi gjeografike veriore dhe 20.6092 gjatësi gjeografike lindore, ndërsa thellësia e vlerësuar e hipoqendrës është rreth 10 kilometra.

Deri në këtë moment nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar. Shërbimet kompetente, sipas informacioneve të publikuara, po e monitorojnë situatën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër