Tërmetet shkatërruese, BE-ja mobilizon 5 milionë euro për Venezuelën

Nga Xh M
1,914 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Karakas, 28 qershor Zhurnal.mk – Bashkimi Evropian ka mobilizuar pesë milionë euro si ndihmë emergjente për Venezuelën, pas dëmeve të mëdha nga tërmetet shkatërruese.

Lajmin për ndarjen e këtyre mjeteve e ka dhënë të dielën shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, nëpërmjet një shkrimi në X.

Pas katastrofës, ajo ka thënë se pati një telefonatë me presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodríguez, pas katastrofës.

“I përcolla solidaritetin e plotë të BE-së me popullin venezuelian dhe ngushëllimet tona më të thella familjeve të atyre që humbën të dashurit e tyre”, ka shkruar Kallas në X.
Ajo ka thënë se kanë aktivizuar mekanizma të ndryshëm për të vendosur ekipe të kërkim-shpëtimit, duke përfshirë zjarrfikës dhe personel mjekësor.

Ajo ka thënë se gjithashtu po punohet edhe në aspektin e dëmeve dhe ndihmës që nevojitet më së shumti për Venezuelën, duke shtuar se Evropa qëndron pranë këtij shteti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër