Tërmeti shkund rajonin e Ohrit dhe Resnjës

Nga Xh M
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ohër, 14 gusht Zhurnal.mk – Një tërmet me magnitudë lokale 2.0 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar sot pasdite, në orën 18:08, në rajonin e Ohrit dhe Resnjës.

Sipas të dhënave automatike nga aplikacionet sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të fshatit Kuraticë, në verilindje të Ohrit dhe Leskocit, në një thellësi prej rreth 15 kilometrash.

Tërmetet e kësaj magnitude klasifikohen si lëkundje shumë të dobëta dhe zakonisht mund të ndihen vetëm nga personat më të ndjeshëm ose në kushte të qeta, veçanërisht në katet e larta të ndërtesave.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër