Rast i dytë i vdekjes nga Ethet e Nilit Perëndimor

Nga Xh M
694 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 gusht Zhurnal.mk – Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive ka ndërruar jetë një pacient 72-vjeçar, tek i cili në laborator ishte konfirmuar virusi i “Nilit Perëndimor”.

Siç njoftoi drejtori i klinikës, Fadil Cana, pacienti që nga fillimi kishte simptoma të rënda dhe gjendje të theksuar neurologjike.

Pavarësisht të gjitha masave të ndërmarra dhe monitorimit të vazhdueshëm, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Aktualisht, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive janë të shtruar 24 pacientë.

Tek 19 prej tyre prania e virusit të Nilit Perëndimor është konfirmuar laboratorikisht, ndërsa 5 pacientë janë të dyshuar dhe janë në proces të diagnostifikimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër