Testohen tre avionët kundër zjarrit

Nga B.M
377 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 janar – Pilotët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMS) sot kanë kryer fluturimet e para stërvitore me avionët kundër zjarrit “Air Tractor” të Drejtorisë.

Siç njoftoi drejtori i DMS-së, Stojançe Angellov, pilotët kanë punuar në testimin e manovrave dhe procedurave operative për reagim të shpejtë në rast të zjarreve në hapësira të hapura.

Me aktivitetet stërvitore, shtoi ai, është verifikuar dhe konfirmuar efikasiteti dhe gatishmëria e ekuipazheve, si dhe gjendja teknike e tre avionëve “Air Tractor” që janë në përbërje të Drejtorisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër