Tetovë: Bënin garë me motoçikleta, i ndalon policia dhe ua merrë motoçikletat

Nga D. V.
482 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 prill Zhurnal.mk – Më datë 23.04.2026 në orën 18:45, në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria dy të mitur për shkak të dyshimit për vepër penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – drejtim i pakujdesshëm i automjetit.
​Personat e ndaluar janë: një 17-vjeçar nga fshati Pallçisht i Epërm dhe një 16-vjeçar nga Tetova, të cilët drejtonin motoçikleta me targa të Tetovës pa pasur leje drejtimi. Të dy motoçikletat janë konfiskuar, është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të rasteve do të ngrihen padi përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër