Thellohet ngërçi për presidentin – LDK s’pranon kandidat të VV-së, PDK vendos kushte

Nga D. V.
280 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 prill Zhurnal.mk – Situata politike në vend mbetet e tensionuar, ndërsa përpjekjet për zgjedhjen e presidentit ende nuk kanë prodhuar marrëveshje mes partive kryesore.

Pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të dy palët janë shprehur me tone të ndryshme.

Kurti është shfaqur optimist për arritjen e një marrëveshjeje, duke deklaruar se “ka vullnet për të shmangur zgjedhjet dhe marrëveshja mund të ndodhë”.

Në anën tjetër, Abdixhiku ka ritheksuar qëndrimin e tij se “një parti s’mund t’i ketë tri pozitat kryesore”, duke lënë të kuptohet se pa marrëveshje vendi mund të shkojë në zgjedhje.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur kushte për një takim me Kurtin, duke kërkuar formalizim të ftesës dhe seriozitet institucional.

Nga ana tjetër, Kurti ka kritikuar qasjen e PDK-së, duke vlerësuar se mungesa e emrave konkretë e bën të vështirë arritjen e një marrëveshjeje për presidentin. Ai ka theksuar se pa propozime konkrete, procesi mbetet i bllokuar.

Kritika ka pasur edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kreu i saj, Ramush Haradinaj ka akuzuar Kurtin për mungesë prioriteti në këtë proces, duke deklaruar se “nuk e ka pasur prioritet zgjedhjen e presidentit, prandaj po përfundojmë në zgjedhje”.

Kosova ndodhet përballë një afati të kufizuar për zgjedhjen e presidentit dhe, në mungesë të një marrëveshjeje politike, rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër