“Tigrat” renditen në vendin e nëntë në garën ndërkombëtare të snajperistëve në Turqi

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 tetor, Zhurnal.mk – Ekipet snajperiste të Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigrat” kanë zënë vendin e nëntë në garën ndërkombëtare të qitjes me snajper “BORAN 8”, e cila u mbajt në Turqi. Në garë morën pjesë 48 ekipe nga 22 shtete.

Sipas njoftimit të Policisë, me këtë rezultat, pjesëtarët e njësisë së Maqedonisë dëshmuan aftësitë e tyre në një konkurrencë të fortë ndërkombëtare, ku shtatë vendet e para u zunë nga ekipet turke, ndërsa vendi i tetë i takoi një ekipi nga Azerbajxhani.“Një rezultat veçanërisht mbresëlënës u arrit në disiplinën e qitjes me pistoletë, ku ekipi maqedonas grumbulloi gjithsej 2.098 pikë, dukshëm mbi mesataren e garës, e cila ishte 1.173 pikë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Përveç rezultateve sportive, ekipi i “Tigrat” u vlerësua edhe për sjelljen profesionale dhe frymën sportive, duke u përzgjedhur ndër tri ekipet më të mira në kategorinë “Fair Play”.

Sipas Policisë, pjesëtarët e njësisë e përfaqësuan denjësisht vendin në këtë garë ndërkombëtare, duke dëshmuar përgatitjen, profesionalizmin dhe respektin ndaj pjesëmarrësve të tjerë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër